Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

  • A.P /
  • 18 September 2025 - 10:53
Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe të enjten vazhdon dëshminë Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai deklaroi se Dino Asanaju bë përfaqësues i Qeverisë së Përkohshmen në SHBA në verë të 1999-ës.

“Duhet të ketë qenë diku nga vera e vitit 1999 pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s”, tha dëshmitari, i cili e nisi dëshminë dje më 17 shtator.

Meqë dje përfundoi me pyetje Prokuroria, për këtë dëshmitar ka vazhduar me pyetje trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe.

Dëshmitari tha se Dino Asanajmund të jetë emëruar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës, por se kush e mori vendimin tha se nuk e di.

Për Dino Hasanin, Williams tha se ishte amerikano-shqiptar i cili i ndihmoi delegacionit kosovar në Rambuje, por ishte i kujdesshëm që të mos anonte nga ndonjë subjekt.

Ndryshe, avokati i Thaçit, Luka Mishetiq tha se për javën e ardhshme nuk ka ndonjë ndryshim lidhur me listën e dëshmitarëve dhe se do të dërgojnë në ora 16:00 një njoftim për dëshmitarin e radhës.

Gjithashtu palët thanë që nuk kanë ndryshime të kohës për marrjen në pyetje të këtij dëshmitari

Ndryshe, në sallën e gjyqit teksa po dëgjohet dëshmia e Paul Williams janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit.

Dëshmitarët e mbrojtjes filluan të dëshmojnë më 15 shtator. Dëshmitari i parë ishte James Rubin, ish-ndihmës i sekretarit amerikan të shtetit i cili dëshmoi më 15, 16 dhe 17 shtator 2025.

(Kosova Sot Online)