Policia e Kosovës gjobit autobusët që nuk ndalen në stacione

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 09:05
Policia e Kosovës gjobit autobusët që nuk ndalen në stacione

Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, është duke zhvilluar kontrolle dhe duke ndërmarrë masa ndaj autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve.

(Kosova Sot Online)