Lushaku: Rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia

  • A.P /
  • 17 April 2026 - 12:45
Lushaku: Rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia

Shefja e Grupit Parlament të LDK-së, Jehona Lushaku, ka ngritur sërish çështjen e vjedhjes së energjisë elektrike.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, gjatë seancës se sotme, ajo ka thënë se 87 për qind e njehsorëve të energjisë elektrike nuk përputhet me orët reale.

“Sot derisa ne po flasim në rreth 87 për qind të shtëpive është duke u vjedhur energjia dhe nga kush, nga shteti, për mungese dhe neglizhencë të kësaj qeverie për t’i konstatuar që njehsorët në shtëpitë tona nuk janë duke e llogaritur energjinë e shpenzuar saktë”, ka deklaruar Lushaku.

Ajo ka kërkuar që Qeveria të mos e lejojë largimin e njehsorëve.

“Ne qe 6 vjet jemi të vjedhur. Kemi kërkuar përgjegjësi. Dolën në konferencë si KEDS-i si Ministria dhe e konfirmuan pasaktësinë dhe shqiptuan disa gjoba. Kjo është e papranueshme. Si LDK kemi ofruar provat tona dhe sot nga Kuvendi kërkojmë që Qeveria të mos e lejojë ndryshimin e njehsorëve nëpër shtëpi për ta fshehur vjedhjen. Paratë t’u kthehen cent më cent qytetarëve”, është shprehur deputetja e LDK-së.

(Kosova Sot Online)