Bajrami i reagon Muratit: Inflacioni më i lartë për 4.5%

  • A.P /
  • 20 September 2025 - 14:45
Bajrami i reagon Muratit: Inflacioni më i lartë për 4.5%

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke iu referuar një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët dha “një lajm të mirë” se Bruto Produkti Vendor u rritet me 4.58% më shumë për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) sesa që ishte për periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)