
Abazi: Qëndrimi i ShBA-ve është i qartë se Albin Kurti s’është partneri i tyre

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se letra ndërprerja e Dialogut Strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënon gradacionin e radhës që e ka përcjellur kryeministrin në detyrë, Allbin Kurtin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Abazit, vija amerikane nuk ka ndryshuar në raport me Kurtin, teksa tha se Kurti po mashtron duke thënë se marrëdhëniet Kosovë-ShBA nuk janë prishur.
“Ky është një mashtrim i thellë i Kurtit ku thotë që nuk i kemi marrëdhëniet e prishura. Tregon se nuk e njeh fare as mentalitetin dhe as logjikën e veprimit amerikan, sepse nuk mund t’i thuash dikujt që thotë se ‘kemi përfunduar dialogun strategjik dhe jemi shumë të pakënaqur’”, tha Abazi.
Tutje, ai u shpreh se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është transpranet se Kurti nuk është partneri i tyre.
“Nuk mendoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë marrë inat Kosovës dhe popullit të saj, por Shtetet e Bashkuara kanë qëndrim të drejt dhe transparent se Kurti nuk është partneri i tyre në të mirën e Kosovës”, tha ai.
(Kosova Sot Online)