Naim Murseli në seancë: A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan?

  • A.P /
  • 22 September 2025 - 10:27
Naim Murseli në seancë: A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan?

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës në rastin e vrasjes së Lirdona Ademajt, ku i akuzuari kryesor për këtë rast është bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli dhe dy të tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë seancë po dëshmojnë zyrtarë të Psikiatrisë Forenzike për ekzaminimin e gjendjes së Naim Murseli.

Ish- drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka nisur dëshminë e tij në seancës për rastin e Liridona Ademaj. 

Haxhibiqiri në dëshminë e tij u shpreh se nuk është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Por Naim Murseli pati një pyetje rreth raportit për ekspertizen psikiatrike që i është bërë atij.

“Ne media kam parë tituj që ekzaminimi im thotë, që Naim Murseli ishte në gjendje të aftësisë në momentin kur vrau gruan e tij. Pyetja ime është kjo. A e thotë raporti që unë e kam vrarë gruan time”, tha Murseli në seancë.

(Kosova Sot Online)