
Edhe një vend do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez

Malta do të njoftojë zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork sot, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kështu njoftoi mëngjesin e sotëm zyra e kryeministrit, Robert Abela duke ndjekur shembullin e vendeve të tjera që kanë ndërmarrë të njëjtin hap. Vendimi vjen pasi Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën dje shtetin palestinez, një veprim ky që synon të promovojë një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Kryeministri maltez Robert Abela njoftoi për herë të parë planet për të njohur një shtet palestinez në maj, por takimi i Kombeve të Bashkuara u shty më pas. Malta ka mbështetur prej kohësh përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete, duke ruajtur njëkohësisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.
(Kosova Sot Online)