
A ka zhvilluar Kurti takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot shkoi në Podujevë për të përuruar Poliklinikën Specialistike që që kap vlerën e rreth 2.43 milionë eurove, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ky institucion shëndetësor do t’u mundësojë qytetarëve të marrin shërbime të specializuara pa qenë nevoja të udhëtojnë në Prishtinë. Vlera e përgjithshme e investimit është rreth 2.43 milionë euro dhe do të vazhdojmë edhe me projekte të tjera në Podujevë, gjithmonë në të mirë të qytetarëve”, tha Kurti.
Kurti nuk iu përgjigj në pyetjet nëse ka zhvilluar takime me partitë e tjera për të siguruar votat për formimin e qeverisë.
(Kosova Sot Online)