
Mësuesja goditet me thikë në klasë nga një nxënës në këtë vend

Një mësuese u godit me thikë nga një nxënës 14-vjeçar në Shkollën e Mesme Robert Schuman në Benfeld, në departamentin francez të Bas-Rhin, pranë Strasburgut. Sipas mediave franceze adoleshenti jetonte në një strehë lokale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai u arrestua nga xhandarmëria dhe është në gjendje kritike pasi u vetëther në kohën e arrestimit.
Alarmi u dha këtë mëngjes, ndërkohë që shkolla u evakuua për arsye sigurie. Mësuesja, e cila u qëllua në klasën e saj, u dërgua në spital në gjendje të rëndë por pa rrezik.
Sipas mediave franceze nxënësi 14-vjeçar njihej në shkollën e tij për pikturimin e grafiteve naziste.
(Kosova Sot Online)