Njohja e shtetit të Palestinës nga Japonia, vetëm çështje kohe

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 14:15
Njohja e shtetit të Palestinës nga Japonia, vetëm çështje kohe

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar në Kombet e Bashkuara se njohja e Shtetit të Palestinës nga Tokio është vetëm çështje kohe, duke thënë se ishte “i indinjuar” nga komentet e fundit të zyrtarëve izraelitë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gati 80 përqind e anëtarëve të OKB-së e njohin shtetin e Palestinës, me një sërë vendesh, përfshirë Britaninë, Kanadanë dhe Francën, që shtuan emrat e tyre këtë javë pas gati dy vitesh lufte në Gaza.

“Ndihem thellësisht i indinjuar nga deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë të qeverisë izraelite, që duket se e hedhin poshtë kategorikisht vetë nocionin e ndërtimit të shtetit palestinez”, tha Shigeru Ishiba.

“Për vendin tonë, pyetja nuk është nëse duhet të njihet një shtet palestinez, por kur. Veprimet e vazhdueshme të njëanshme nga qeveria e Izraelit nuk mund të pranohen kurrë”, shtoi ai.

Ish-komandanti i FSK-së: Kosovës i duhen urgjentisht helikopterë për Ushtrinë dhe Policinë.

(Kosova Sot Online)