
77% e qytetarëve të Kosovës e shohin Amerikën si aleatin kryesor

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) ka treguar se qytetarët e Kosovës si aleatin më të rëndësishëm të vendit i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 77 për qind, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sondazhi është realizuar gjatë muajve maj – qershor 2025, me një mostër prej 1,164 të rriturish, ku 94 për qind e të anketuarve janë shqiptarë ndërkaq 6 për qind serbë.
Sondazhi përfshin përgjigjet e qytetarëve se cilin shtet e konsiderojnë si aleatin më të rëndësishëm të vendit, ndërsa po ashtu janë pyetur se cilin shtet e konsiderojnë si kërcënimin më të madh.
Qytetarët e Kosovës i vlerësojnë si shtete aleate SHBA-të, Shqipërinë, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) – 77%
Shqipëria – 6%
Gjermania – 6%
Turqia – 3%
Britania e Madhe – 2%
Bashkimi Evropian (BE) – 1%
Asnjë – 2%
Nuk e di / Refuzoi të përgjigjet – 1%
(Kosova Sot Online)