Nesho: ShBA deri më tani ka dialog strategjik vetëm me Maqedoninë e Veriut

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 15:00
Nesho: ShBA deri më tani ka dialog strategjik vetëm me Maqedoninë e Veriut

Ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho ka deklaruar se Kosova është përpara një momenti të rëndësishëm, e cila sipas tij duhet të ketë një unitet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nesho ka thënë se ShBA-të deri më tani kanë pasur një dialog strategjik vetëm me Maqedoninë e veriut.

Ndërkaq me Kosovën, ish-ambasadori presupozon se do të ketë pas deklaratës së presidentes Osmani e cila tha se “ne po punojmë për një angazhim strategjik më marrëdhëniet mes qeverisë amerikane dhe shqiptare”.

“Kosova është përpara një momenti tepër të rëndësishëm e cila duhet të ketë një unitet, për të ardhur në këtë temën e bashkëbisedimit , se a do të hiqet ajo bashkëbisedimi për dialogun strategjik midis dy vendeve? Ky është një presion, ky nuk është se nuk është ndaluar, nuk ka hyrë me efikasitet, nuk ka patur një dialog strategjik, deri tani për Ballkanin, ShBA-të kanë një dialog strategjik vetëm me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën presupozoi sipas deklaratës të Osmanit që tha “ ne po punojmë për një angazhim strategjik më marrëdhëniet mes qeverisë amerikane dhe shqiptare”, theksoi Nesho.

(Kosova Sot Online)