Arrestohet në Tiranë psikiatri nga Kosova, dyshohet për përndjekjen e moderatores

  • A.P /
  • 29 September 2025 - 10:15
Arrestohet në Tiranë psikiatri nga Kosova, dyshohet për përndjekjen e moderatores

Psikiatri Behar Kamberi, i arrestuar të dielën nën dyshimin për përndjekjen e moderatores së Radio Televizionit Shqiptar (RTSh), Albana Bejko.

Siç raportuan mediat në Tiranë të dielën, Kamberi është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së sportit, Albana Bejko.

Kamberi ndodhet aktualisht i ndaluar në një qendër paraburgimi, pasi u kap nga efektivët e policisë.

Sipas mediave në Shqipëri, moderatorja e kishte planifikuar skenën, duke e ftuar Kamberin në takim në një zonë të Tiranës. Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Policisë së Shtetit në Shqipëri.

I njeti punon në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Hetimet për rastin do të vazhdojnë.

(Kosova Sot Online)