
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës është anuluar seanca e planifikuar

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, është anuluar seanca e planifikuar për të hënën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
DHSK-ja nuk i ka bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj seance. Megjithatë, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet nesër më 30 shator 2025.
(Kosova Sot Online)