Vdes në banjo nëna e tre fëmijëve

  • A.P /
  • 01 October 2025 - 11:00
Vdes në banjo nëna e tre fëmijëve

Një nënë e tre fëmijëve ka vdekur pasi kishte rënë në kontakt me rrymën ndërsa mbante telefonin e saj duke e karikuar në vaskë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ann-Marie O’Gorman nga Shanliss Avenue, Santry, Co Dublin, u gjet pa ndjenja në banjën e saj nga bashkëshorti Joe, në tetor të vitit të kaluar.

47-vjeçarja kishte pësuar djegie të tipit elektroshok në gjoks dhe krahun e majtë, tha patologjia, Heidi Okkers për Gjykatën e Mjekut Ligjor të Qarkut Dubin, transmeton Klankosova.

Ajo u shpall e vdekur më vonë atë ditë në Spitalin Beaumont.

Joe kishte dalë nga shtëpia familjare me vajzën e tyre më të vogël Megan gjatë mbrëmjes dhe e telefonoi gruan e tij gjatë kthimit pak para orës 20:00.

Kur shkoi në banjo, e gjeti Ann-Marie të shtrirë në anë pa ndjenja, me telefonin dhe kabllon e karikimit në vaskë.

Ndërsa shkoi ta nxirrte nga vaska, Joe tha se ndjeu një goditje të vogël elektrike, raporton The Sun.

(Kosova Sot Online)