Miftaraj: Rashiqi, e sidomos Lista Serbe punojnë me minu rendin kushtetues

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 08:09
Miftaraj: Rashiqi, e sidomos Lista Serbe punojnë me minu rendin kushtetues

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për drejtësi Ehat Miftaraj, ka thënë se edhe Nenad Rashiq edhe Lista Serbe punojnë ditë e natë që ta minojnë rendin kushtetues, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Miftarajt në të kaluarën partitë shqiptare nuk kanë rënë në siç tha – kurthin e forcimit të Listës Serbe.

“Lista Serbe, njësoj si Nenad Rashiq i shfrytëzojnë të gjitha privilegjet e Republikës së Kosovës që ia jep Kushtetuta e Kosovës, Kuvendi i Kosovës. Por edhe Rashiqi edhe Lista Serbe, punojnë ditë e natë ta minojnë rendin kushtetues juridik të Kosovës. Nëse flasim në folklor politik, patriotik mund t’i ndajmë, por të njëjtit, të 10 deputetët i kanë votat nga qytetarët serbë.”, deklaroi Miftaraj n'ktv.

 

(Kosova Sot Online)