Ja sa ishte paga mesatare në Kosovë gjatë vitit 2024

  • A.P /
  • 02 October 2025 - 09:14
Ja sa ishte paga mesatare në Kosovë gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave në Kosovë ka publikuar Vjetarin Statistikor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave të këtij raporti, paga mesatare bruto për vitin 2024 ishte 639 euro, duke shënuar rritje krahasuar me vitin 2014 kur paga mesatare bruto ishte 403 euro.

Agjencia e Statistikave ka publikuar të dhëna edhe për pagën mesatare neto. Sipas raportit, paga mesatare neto në vitin 2024 ishte 552 euro e në vitin 2014 ishte 365.

Në Kosovë, sipas ASK-së ka dallime në pagat në sektorin publik e atë privat.

Sipas të dhënave, përgjatë vitit 2024, paga mesatare neto në sektorin publik ishte 668 euro.

(Kosova Sot Online)