Haradinaj: Kurti e mban bllokadën që mos me ardh deri te krijimi i qeverisë

  • A.P /
  • 03 October 2025 - 08:30
Haradinaj: Kurti e mban bllokadën që mos me ardh deri te krijimi i qeverisë

Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Kushtetueses që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e bllokon Kuvendin, në mënyrë që të mos vijë momenti i krijimit të qeverisë, pasi sipas tij, ai nuk e ka shumicën e nevojshme që ta krijojë atë.

“Ai nuk e ka një shumicë të nevojshme me kriju qeverinë, nuk do me ardh te dita që me dështu në parlament. Për këtë e mban bllokadën në parlament që mos me ardh deri te krijimi i qeverisë”, tha Haradinaj.


(Kosova Sot Online)