Berisha: Shqiptarët kanë kryeministrin më mizogen në Europë!

  • A.P /
  • 04 October 2025 - 13:26
Berisha: Shqiptarët kanë kryeministrin më mizogen në Europë!

Kreu i PD, Sali Berisha, tha se gratë shqiptare paguajnë çmimin më të lartë të asaj që ai e quajti “narkodiktatura autoritare”, duke e akuzuar kryeministrin aktual si më mizogen në Europë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Berisha theksoi se dhuna ndaj grave është në nivelet më të larta dhe se jeta e gruas shqiptare është e mbushur me drama për shkak të ndikimit të narkoshtetit, emigracionit të burrave dhe mungesës së mbrojtjes institucionale.

Ai shtoi se ky qëndrim agresiv i kryeministrit reflektohet në mënyrën se si trajtohen gratë në politikë, media dhe shoqëri, duke e bërë rolin e tyre real thuajse të papërfillshëm.

Deklarata e plotë për mediat:

Sot, ato janë punonjëse, punëtore, ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Por, jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme. Çfarë ndodh me instalimin e narkoshtetit?
Paraja e drogës, është një para toksike, e cila shkatërron me mijëra e mijëra vende pune, falimenton me qindra ndërmarrje eksporti dhe le si alternativë të vetme për të rinjtë shqiptarë, largimin nga Shqipëria.
Nuk gjen kund në Europë me vatra bosh, sepse fëmijët janë larguar. Nënat kryefamiljare, sepse burrat janë larguar në emigracion. Nuk ka një vend tjetër të dytë, ku dhuna ndaj grave të ketë këtë agresivitet që ka në Shqipëri dhe që kjo, duhet ta pranojmë. Në qoftë se, trashëgimia jonë, nuk është se na bën dhe shumë nder raportet gjinore, por përsa i përket vrasjes, ajo ka qenë eksepsioni  i të gjitha ekscepsioneve në traditën tonë.
Kurse sot, ne numërojnë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Sot dhuna nxitet.
Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht.
A mund të imagjinoni ju, se si reflektohet ky qëndrim i egër i njeriut që humbet kontrollin kur ndodhet para një gazetareje që i bën një pyetje që nuk i pëlqen, apo një ministre që nuk është dakord me mendimin e tij.
Një njeriu që, po t’ia shohësh kabinetin e ka plot me gra dhe vajza, por e kam thënë dhe e them: më rikujton Gedaffin, i cili nuk mbate badigardë, por mbante badigarde.
A e dëgjoni ndonjëherë ju, a i dëgjoni ndonjëherë shqiptarët, këto zonja të nderuara, të shqipërojnë njëherë në parlament fjalën familje, të shqipërojnë në parlament vajzë shqiptare, grua shqiptare, nënë shqiptare. Asnjëherë!
Sikur janë të gjitha robot.
Nuk ekzistojnë. Shtetërohen në mënyrë të paimagjinueshme. Në vend se të jenë promotorë, avokate të fuqishme të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të grave , rolin e tyre të vërtetë, ato shndërrohen në automatin që i thurin lavde dhe hymne. Kujt? Njeriut më mizogen, kryeministrit më mizogen të Europës.
Është kjo e vërteta!


(Kosova Sot Online)