Policia ka njoftuar për një aksident trafiku ku një person ka vdekur

  • A.P /
  • 06 October 2025 - 09:03
Policia ka njoftuar për një aksident trafiku ku një person ka vdekur

Policia ka njoftuar për një aksident trafiku në Kamenicë, ku një person ka vdekur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë.

Shoferi është dërguar në mbajtje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Fsh. Novosellë, Kamenicë / 05.10.2025 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka dalë jashtë rrugës duke goditur kështu anësoret e metalit. Si pasojë viktima mashkull kosovar/pasagjer në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime ka pësuar edhe pasagjeri  tjetër mashkull kosovar si dhe vet drejtuesi-i dyshuari. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari-drejtuesi është dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)