
Detaje rreth personit që u gjet i vdekur në shtëpi

Janë dhënë detaje në lidhje me një vdekje të dyshimtë në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
U be e ditur se bëhet fjalë për një 40-vjeçar, i cili sipas policisë dhe prokuorisë, jetonte i vetëm në shtëpi.
“Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Shpenadi të Prizrenit, ku autoritetet policor kanë gjetur trupin e pajetë të një 40-vjeçari në shtëpinë e tij. Ngjarja është raportuar më 5 tetor dhe policia ka shkuar në shtëpinë e 40-vjeçarit, së bashku me ekipin mjekësorë, ku këta të fundit edhe e kanë konstatuar vdekjen e këtij personi, e cila po cilësohet si e dyshimtë”.
“Sipas burimeve të prokurorisë dhe policisë, 40-vjeçari ka jetuar i vetëm në shtëpinë e tij, ndërsa dyshimet e para janë se ai mund të ketë vdekur disa ditë më herët dhe rasti është raportuar me 5 tetor”.
(Kosova Sot Online)