
Nis operacioni i kërkim shpëtimit për personin e zhdukur

Një burrë nga fshati Janqishtë i Komunës së Malishevës është raportuar i zhdukur që nga data 5 tetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka lajmëruar bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopaj, ndërsa ekipet janë ende në terren dhe po vazhdojnë kërkimet.
“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
(Kosova Sot Online)