
Albanese lavdëron planin e Trump për paqen në Gaza

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka lavdëruar propozimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një marrëveshje armëpushimi në Gaza gjatë një fjalimi në përkujtim të dyvjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.
Duke folur në Parlament, Albanese e përshkroi 7 tetorin e vitit 2023 si “një ditë dhimbjeje dhe terrori për popullin hebre në të gjithë botën”.
Sulmi tregoi se “Hamasi qëndron në kundërshtim me të gjithë njerëzimin dhe gjithçka që ne vlerësojmë si qenie njerëzore”, tha ai.
Ai theksoi se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe tha se e mirëpriti planin e Trump dhe bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete për konfliktin e Lindjes së Mesme.
(Kosova Sot Online)