
Një fëmijë lëndohet në një çerdhe, e dyshuar edukatorja

Një fëmijë është lënduar të hënën në një çerdhe në Lipjan. Siç u raportua, për rastin po dyshohet edukatorja e kësaj çerdheje.
Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin, të cilin në polici e kanë paraqitur familjarët e fëmijës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për gazetën online Reporteri.net se rasti është iniciuar si lëndim trupor.
E dyshuara është intervistuar nga Prokuroria.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, tha Ahmeti.
(Kosova Sot Online)