Rashiti: Qeveria Kurti po blen vota me paratë e tatimpaguesve

  • A.P /
  • 07 October 2025 - 15:00
Rashiti: Qeveria Kurti po blen vota me paratë e tatimpaguesve

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional.

Sipas tij, ky ‘manovrim’ është edhe ilegal.

“Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve – përkatësisht me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja, e të tjera – të cilat i shpërndan për qëllime elektorale, megjithëse ai nuk është as kryeministër, as pjesë e një qeverie me mandat të plotë, por e një kabineti teknik të punëve të përditshme! Kjo është një situatë shumë serioze, prandaj prokurorët specialë duhet të hetojnë menjëherë, sepse këtu kemi të bëjmë me korrupsion institucional dhe me tejkalim të kompetencave ligjore nga një kabinet teknik”, ka shkruar Rashiti.


(Kosova Sot Online)