Arrestohet i riu kosovar pasi detyroi të miturën të kryej marrëdhënie intime

  • A.P /
  • 08 October 2025 - 09:05
Arrestohet i riu kosovar pasi detyroi të miturën të kryej marrëdhënie intime

Një 19-vjeçar dyshohet se e ka detyruar një vajzë 15-vjeçare të kryente marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e publikimit të materialeve komprometuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas burimeve njësia e hetimeve të Stacionit Policor Gjakovë ka pranuar një informatë anonime, sipas së cilës një e mitur 15-vjeçare ishte nën presion nga një person madhor.

Gjatë trajtimit të rastit, viktima E.M., rreth 15-vjeçare ka deklaruar se i dyshuari D.Z., rreth 19-vjeçar e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale, duke e kërcënuar se nëse refuzonte, do të publikonte materialet e një akti të njëjtë që ata kishin bërë më herët, të cilat ai i posedonte në formë fotografish.

Rasti është inicuar në Stacionin Policor Gjakovë, ndërsa me kompetencë lëndore është marrë Sektori Rajonal i Hetimeve – Gjakovë.

(Kosova Sot Online)