
Qalaj: Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të pësojë rënie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe ish-kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se vendi është në një bllokadë të qëllimshme politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tij, e vetmja rrugëdalje janë zgjedhjet e reja, nga të cilat pret një ndryshim të madh të skenës politike në Kosovë.
Qalaj thotë se situata aktuale është krijuar nga një mungesë vullneti për bashkëpunim dhe tentativë për të shtyrë sa më shumë formimin e institucioneve të reja.
“Unë mendoj që është bllokadë e qëllimshme, gjithmonë duke pas parasysh apetitet e deputetit Kurti që të qëndrojë sa më gjatë në zyrën e kryeminsitrit që e ka opukuar dhe poashtu ministrat e tij të cilët janë duke qëndruar në zyret e ministrive ku kanë punuar më herët, dhe poashtu është mosgatishmëria e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në kuvend që të bashkëpunojë me partitë shqiptare të cilat janë të përfaqësuara në kuvend dhe të përgatitet sa më shpejt që të shkojmë në zgjedhje të reja…”, ka thënë Qalaj.
Ai shton se partia që ka fituar më së shumti ulëse nuk i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe vetëm po mundohet ta shtyjë procesin.
“Duhet gjithësesi partitë shqiptare në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e kualicionit që i ka Listën Guco dhe Alternativën të ftojë në takim partitë shqiptare dhe pastaj të vazhdojmë me procedurat për shkuarjen në zgjedhje të reja”, vlerësoi ai.
Duke komentuar mundësinë e zgjedhjeve të reja, Qalaj thotë se ato do të prodhojnë një realitet krejt tjetër politik, ku Lëvizja Vetëvendosje do të humbasë ndjeshëm.
“Nuk ka alternativë tjetër edhe pse shumë njerëz po thojnë që ndoshta zgjedhjet prodhojnë ndonjë rezultat të ri. Unë mendojë që zgjedhjet kanë me kriju një realitet krejt të ri ku LVV-ja do të pësojë një rënie shumë të madhe dhe do të kemi një ndryshim të numrave, të ulëseve në Kuvendin e Kosovës dhe kështu që partitë e tjera besojë se do të krijojnë një qeveri të re e cila pastaj do të jetë perspektivë për të ardhmen e Kosovës”, theksoi Qalaj.
Sipas Qalajt, gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale në vend është pasojë direkte e qeverisjes së keqe të ish-kryeministrit Kurti.
“Korrupsioni, nepotizmi, keqmenaxhimi, prishja e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë por mbi të gjitha është zhgjenjimi i popullatës për shkak të një jetë shumë të keqe, kushtet e rënda ekonomike që po shkojnë duke u përkeqësu përditë, e që burim i këtyre është qeverisja e keqe e ish- kryeministrit Kurti, deputetit Kurti tani”.
(Kosova Sot Online)