Bajrami: Me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 11:00
Bajrami: Me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, nuk tregoi se si do të votojnë deputetët e partisë së saj në seancën e sotshme, por shtoi se “me 20 votat e LDK-së, Kuvendi nuk mund të konstituohet”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo insistoi se “LVV-ja duhet t’i thërrasë partitë e tjera për konsultim për konstituimin e Kuvendit, presim ftesë për marrëveshje politike”.

(Kosova Sot Online)