Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 12:03
Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka proceduar me organizimin e shortit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, pasi Lista Serbe s’ka pranuar të propozojë emër tjetër përveç 9 deputetëve të Listës Serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka propozuar për nënkryetar të Kuvendit, deputetin serb, Nenad Rashiq.

Për Rashiqin kanë votuar deputetët e LVV  dhe ata të Lidhjes Demokratike, derisa kanë abstenuar deputetët e PDK-së.

“71 vota për, 9 kundër, 24 abstenime”, ka deklaruar Basha, duke e konstatuar Kuvendin si të konstituar.


(Kosova Sot Online)