Lista Srpska pas zgjedhjes së Rashiqit: Sot nuk është konstituuar Kuvendi

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 13:00
Lista Srpska pas zgjedhjes së Rashiqit: Sot nuk është konstituuar Kuvendi

Lista Srpska ka mbajtur një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Deputeti Igor Simiqi tha se për ta nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe u ankua për mungesë të drejtësisë.

Më herët në Kuvend, ai tha se posti i nënkryetarit i takon Listës Srpska, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.

(Kosova Sot Online)