Limaj: Konstituimi i Kuvendit i shpallur nga Basha është anti-kushtetues

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 13:40
Limaj: Konstituimi i Kuvendit i shpallur nga Basha është anti-kushtetues

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, është anti-kushtetuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Limaj tha se konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i shpallur sot nga kryetari Dimal Basha, është anti-kushtetues.

“Kjo çka ka ndodhur sot është tërësisht antikushtetuese, zgjedhja e nënkryetarit është anti-kushtetues. Aktgjykimi i fundit tërësisht e specifikon se nënkryetari serb vjen nga propozimi i shumicës serbe. Praktikisht, sot shumica shqiptare e ka zgjedhur sot nënkryetarin e pakicës serbe”, tha Limaj.

Limaj tha se nuk do të hyjë në negociata me askënd për formimin e qeverisë derisa të ketë qartësi rreth ligjshmërisë së zgjedhjes së Rashiqit. 

(Kosova Sot Online)