Osmani: Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri

  • A.P /
  • 11 October 2025 - 13:11
Osmani: Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri

Presidentja Vjosa Osmani sot ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës pasi dje u shpall i konstituuar Kuvendi i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pas njoftimit të Presidencës, Osmani shkroi edhe vetë në profilin e saj në Facebook ku uroi që vendi të ketë një qeveri sa më parë e që “merr vendime për të mirën e vendit”.

“Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ajo.

Pas muajve të tërë, Kuvendi i Kosovës dje u shpall i konstituuar me zgjedhjen e deputetit serb, Nenad Rashiq, nënkryetar i pestë i Kuvendit nga komuniteti serb.

Zgjedhja e tij u kundërshta nga Lista Srpska, e cila ka nëntë deputetë dhe e cila insistoi se posti i nënkryetarit i takon asaj.

Rashiq u bë nënkryetar me votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së.

(Kosova Sot Online)