
Osmani: Serbia po ndërhyn në procesin zgjedhor

Qytetarë të shumtë serbë janë mbledhur sot pranë selisë së Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut, nga ku më pas janë nisur në mënyrë të organizuar drejt qendrave të votimit. Si vendgrumbullim ka shërbyer sheshi kryesor “Korzo”, afër monumentit “Car Lazari”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lidhur me këtë situatë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas votimit të saj, duke theksuar se ndërhyrjet nga Serbia në proceset zgjedhore në Kosovë janë të vazhdueshme.
“Siç e dini, Serbia vazhdimisht ka ndërhyrë në proceset zgjedhore në Kosovë. Ne, natyrshëm, me institucionet tona të sigurisë, do të bëjmë çmos që të gjithë qytetarëve, përfshirë atyre në veri, t’u garantohet e drejta e lirisë në votë.”
Shpresoj që pas procesit në Parlamentin Europian për Kosovën, të kemi edhe më shumë institucione ndërkombëtare që do të reagojnë dhe do të ndërmarrin masa për shkeljet flagrante të së drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë.”
Pavarësisht sfidave, Osmani u shpreh e bindur në profesionalizmin e institucioneve të vendit.
“Pavarësisht të gjitha këtyre, jam e bindur që institucionet tona do të bëjnë çmos që të ruhet integriteti i procesit zgjedhor.”
(Kosova Sot Online)