Një rrahje dhe të shtëna armësh ka ndodhur në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 12 October 2025 - 16:19
Një rrahje dhe të shtëna armësh ka ndodhur në këtë vend të Kosovës

Një rrahje dhe të shtëna armësh ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se s’raportohet për të lënduar në këtë rast.

Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast, ndërsa tha se bazuar në të dhënat deri më tani, rasti s’ka të bëjë me procesin zgjedhor.

“Sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe të shtëna armësh në rrugën “Shpëtim Robaj” në Komoran. Nuk raportohet për persona të lënduar. Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar se ka pasë të shtëna me armë dhe  raportohet vetëm për dëmtim prone (dëmtim i veturës). Lidhur me rastin policia ka shoqëruar në stacion policor dy persona të përfshirë në rast. Aktualisht policia ka nisë punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme incidenti nuk lidhet me procesin e zgjedhjeve”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)