
Abdixhiku: Kemi fituar 3 komuna, po prijmë në 5 e jemi në garë edhe për 4

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, derisa numërimi i votave po shkon drejt fundit, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e partisë së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Abdixhiku ka thënë se LDK ka fituar në tri komuna, “po prijmë në 5 tjera e jemi në garë për fitore edhe në 4 sosh, sonte ndjejmë veç mirënjohje e falënderim. LDK është e fortë me ju. LDK është e juaja”, është shprehur ai.
“Urime dhe fituesve të tjerë. Le të punojmë së bashku për Kosovën që e jetojmë të gjithë”, është shprehur ai.
(Kosova Sot Online)