
Sot fillon numërimi i fletëvotimeve për asamblistë

Sot do të nisë numërimi i votave për asamblistët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se sot nisë numërimi për asamblistët.
“Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen në qendrat komunale të numërimit” tha ai.
Ai tha se numërimi do të fillojë në orare të ndryshme, në disa QKN në ora 12:00 dhe në disa të tjera në orën 16:00.
(Kosova Sot Online)