Politikani serb i Kosovës vendos të largohet nga politika pas zgjedhjeve

  • A.P /
  • 13 October 2025 - 15:50
Politikani serb i Kosovës vendos të largohet nga politika pas zgjedhjeve

Pas më shumë se një dekade aktivitet politik, Branimir Stojanovic, që ka drejtuar “Lëvizjen Popullore Serbe në Graçanicë”, ka njoftuar se do të largohet nga jeta politike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 Stojanovic tha se po largohet “me ndërgjegje të pastër, por me trishtim”, ndërsa shikon “zhdukjen e vazhdueshme të popullit serb nga Kosova”.

Stojanovic ka kandiduar vetëm për Asamble të Graçanicës dhe ka marrë gjithsejtë 208 vota.


(Kosova Sot Online)