
Izraeli ka thënë se ka identifikuar trupat e katër pengjeve të vdekur

Izraelin ka thënë se ka identifikuar trupat e katër pengjeve të vdekura të kthyera nga Hamasi dje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se Guy Illouz “u plagos dhe u rrëmbye i gjallë” pasi iku nga festivali muzikor Nova më 7 tetor 2023.
IDF thotë se beson se ai “vdiq nga plagët pasi nuk mori trajtimin e duhur mjekësor” ndërsa mbahej rob.
IDF shton se beson se studenti nepalez i bujqësisë Bipin Joshi u “vra në robëri gjatë muajve të parë të luftës”.
Forcat Mbrojtëse nuk kanë zbuluar identitetin e dy pengjeve të tjera të liruara dje, shkruan BBC.
(Kosova Sot Online)