Vuçiç tregon se ka folur me Von Der Leyen për dialogun Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 15 October 2025 - 11:21
Vuçiç tregon se ka folur me Von Der Leyen për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se në takimin që ka pasur sot në Beograd me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, kanë folur edhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vucic ka thënë se beson se do të jetë e mundur që procesi negociatave të vazhdojë me ton konstruktiv, megjithatë sipas tij “duhen dy vetë për të kërcyer tango”.

“Një pjesë e bisedës që nënkuptohet i referohet dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe besoj se do të jetë e mundur që ai të vazhdojë me një ton konstruktiv. Por duhen dy veta për të kërcyer tango”, ka thënë presidenti serb.

(Kosova Sot Online)