
Trump: Hamasi duhet të çarmatoset, ose i çarmatosim ne

Duke iu rikthyer tani komenteve të bëra dje nga presidenti amerikan Donald Trump, CNN shkruan se ai paralajmëroi Hamasin se duhet të çarmatoset ose “ne do t’i çarmatosim ata”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ata thanë se do të çarmatoseshin, dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim ata”, u tha Trump gazetarëve.
I pyetur se si do ta bënte këtë, Trump tha: “Nuk kam pse ta shpjegoj këtë për ju, por nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim ata. Ata e dinë që unë nuk po bëj lojëra”.
Trump tha se kjo mund të ndodhë “shpejt dhe ndoshta me dhunë”.
I pyetur për një afat kohor për çarmatimin, Trump tha se do të ishte “një periudhë e arsyeshme kohe. Mjaft shpejt” por nuk dha hollësi të tjera.
(Kosova Sot Online)