Policia ka realizuar dy operacione në Zubin Potok dhe Leposaviq

  • A.P /
  • 16 October 2025 - 13:00
Policia ka realizuar dy operacione në Zubin Potok dhe Leposaviq

Policia ka realizuar dy operacione të ndara në komunat Zubin Potok dhe Leposaviq, duke konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake në shtëpitë e dy të dyshuarve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rasti i parë është shënuar në fshatin Orashak, Zubin Potok, rreth orës 13:00.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari (i cili ndodhet jashtë vendit), në prani të një të afërmi të tij si dëshmitar, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë M-48, uniforma ushtarake me emblema “katër C”, si dhe një kapelë ushtarake.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore.

Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Mikinic, Leposaviq, rreth orës 14:30.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47, 55 fishekë, një bajonetë, një predhë e fishekut, dy këmisha me emblema të policisë serbe dhe një jelek i ushtrisë serbe.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.


(Kosova Sot Online)