Kushtetuesja e konfirmon se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për zgjedhjen e Rashiqit

  • A.P /
  • 16 October 2025 - 14:05
Kushtetuesja e konfirmon se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për zgjedhjen e Rashiqit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe, në lidhje me votimin e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Konfirmojmë pranimin e kërkesës nga përfaqësuesit e Listës Serbe”, ka thënë shkurtimisht Gjykata Kushtetuese.

Deputetët e Listës Serbe, i janë drejtuar sot përsëri Gjykatës Kushtetuese, me një ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Po ashtu, kemi kërkuar vendosjen e një mase të përkohshme për të ndaluar veprimet antikushtetuese që mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit.


(Kosova Sot Online)