Alpinisti i zhdukur prej ditësh gjendet i vdekur

  • A.P /
  • 18 October 2025 - 14:30
Alpinisti i zhdukur prej ditësh gjendet i vdekur

Mësohet se një alpinist 79-vjeçar është gjetur i vdekur të premten pasdite mbi Alp Soll, në masivin malor të Alpstein, pas një operacioni kërkimi në shkallë të gjerë, kanë bërë të ditur autoritetet zvicerane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Burri ishte raportuar i zhdukur në mëngjesin e së premtes pranë Policisë Kantonale të Appenzell Innerrhoden, pasi kishte dalë për një shëtitje që të mërkurën dhe nuk ishte kthyer më.

Trupi i pajetë u gjet nga ekipet e shpëtimit malor gjatë kërkimeve intensive në terren të vështirë. Gjetjet fillestare sugjerojnë se shkaku i vdekjes është një aksident, megjithëse autoritetet janë ende duke hetuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Policia ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka falënderuar të gjitha njësitë e angazhuara në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit. 

(Kosova Sot Online)