Fatos Nano shtrohet në spital, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë

  • A.P /
  • 20 October 2025 - 12:35
Fatos Nano shtrohet në spital, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Raportohet se gjendja e tij është e rëndë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri shqiptar është shtruar në spital, pasi thuajse dy vite më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.

Në atë kohë gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por me kujdesin e mjekëve arriti që ta kalojë atë periudhë të vështirë për shëndetin.

(Kosova Sot Online)