Kushtetuesja mund ta pezullojë dekretin e presidentes Osmani për mandatarin për formimin e Qeverisë së re

  • A.P /
  • 20 October 2025 - 14:30
Kushtetuesja mund ta pezullojë dekretin e presidentes Osmani për mandatarin për formimin e Qeverisë së re

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që kërkesa e Listës Serbe të merret parasysh dhe zgjedhja e nënkryetari të Kuvendit nga komuniteti serb të kthehet në pikën zero, po ashtu pezullohet edhe dekreti i presidentes e cila e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo do të ndodhte vetëm nëse Kushtetuesja vlerëson se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk është kushtetuese.

‘’Nëse do të ketë një masë të përkohshme ndaj vendimit të Kuvendit për votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb Nenad Rashiq, atëherë do të kemi pezullim të dekretit të presidentes Osmani për mandatarin e Qeverisë Kurti 3. Kjo pezullohet deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj procedura kthehet në pikën zëro duke e mandatuar sërish Kurtin për kryeministër. Pra, vetëm në rastin kur konsiderohet që zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ka qenë jo kushtetuese”, tha Jakaj për tv 21.

(Kosova Sot Online)