Arrestohet një person pasi ia vodhi babait mbi 24 mijë euro

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 09:46
Arrestohet një person pasi ia vodhi babait mbi 24 mijë euro

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e 24 mijë e 800 eurove në banesën e babait të tij, në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, gjatë periudhës kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor të këtij viti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë pasi ankuesi, një shtetas i Kosovës që jeton dhe punon jashtë vendit, më 19 tetor kishte vërejtur mungesën e parave.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar shenja thyerjeje apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, më 21.10.2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeç) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)