Bajram Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

  • A.P /
  • 22 October 2025 - 14:45
Bajram Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)