Sherifi: Fatmir Limajn do ta keni në Kuvend në mandatin e ardhshëm

  • A.P /
  • 23 October 2025 - 10:07
Sherifi: Fatmir Limajn do ta keni në Kuvend në mandatin e ardhshëm

Bilall Sherifi nga NISMA’ja tha se matematikat për ta lënë Fatmir Limajn jashtë Kuvendit janë të gabume, pasi sipas tij, Limaj është ‘lojtar që nuk nxirret lehtë nga loja’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sherifi tha se nuk dihet se në cilën listë, pasi ka kohë për këtë, por shprehet i bindur që Fatmir Limaj do të jetë në Kuvend në mandatin e ardhshëm.

“Fatmir Limajn do ta keni në Kuvend në mandatin e ardhshëm.Pritni ka kohë. Mos e qkruni Fatmirin sepse ai është lojtar që nuk mundesh qaq lehtë me nxjerr nga loja. Kushdo që mendon që hajt se tash shkojmë në zgjedhje e fshijmë këtë nga skena politike, sepse në fund populli do të votojë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)