Grabitje si në 'filma', dyshohet se shoferit të postës ia kapën rreth 10 mijë euro

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 11:19
Grabitje si në 'filma', dyshohet se shoferit të postës ia kapën rreth 10 mijë euro

Një plaçkitje e armatosur raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Duhël, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve mediale, cak i grabitjes ka qenë një automjet transportues që kryen shërbime postare, derisa bazuar në burime të gazetës, dyshohet se shoferit iu janë grabitur rreth 10 mijë euro.

Grabitësit fillimisht kanë qëlluar me armë zjarri pjesën e pasme të automjetit dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë, nga shoferi kanë kërkuar të hollat nën kërcënimin e armës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë janë duke kryer hetimet rreth rastit.

(Kosova Sot Online)