Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

  • A.P /
  • 24 October 2025 - 12:15
Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga 3 deri më 9 nëntor 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas vendimit të KQZ-së për miratimin e planit të aktiviteteve, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që garojnë në raundin e dytë, do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë në orën 06:59 më 9 nëntor.

(Kosova Sot Online)